17:42 / 28.09.2021
Ursula von Der Leyen mbërrin në Shkup
Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov pasditen e sotme ka pritur në Aeroportin e Shkupit, presidenten e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen.
Presidentja e KE-së vjen në Shkup nga Tirana, si pjesë e një sërë vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Vizita është një sinjal i fortë i nevojës për të vepruar dhe përmbushur besimin evropian: fillimin e negociatave. Kemi nevojë për më shumë se një hap përpara për të rikthyer besimin dhe shpresën e të rinjve në idenë evropiane dhe perspektivën e një mënyre evropiane të jetesës në shtëpi”, ka shkruar Dimitrov./AlsatM























