Eurokomisioneri Varhelyi sot viziton Shkupin
BKT
Rajoni dhe Bota

Eurokomisioneri Varhelyi sot viziton Shkupin

Eurokomisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi sot pritet të vizitojë Shkupin, shkruan Alsat.

Varhelyi pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar për zgjidhje rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, gjegjësisht zhbllokimin e rrugës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarë me BE-në.

Varhelyi javën e kaluar ka vizatuar Bullgarinë, ku mes tjerash është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev dhe ministrin teknik për Punë të Jashtme, Svetllan Stoev, ku është biseduar për heqjen e bllokadës bullgare dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Vizita e Varhelyi vjen një ditë pas vizitës së kreut të Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila deklaroi se është optimiste për mbajtjen e mbledhjeve të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, deri në fund të vitit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota