205 gjoba për vozitje të shpejtë në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

205 gjoba për vozitje të shpejtë në Maqedoni të Veriut

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njofton se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e vendit janë shqiptuar gjithsejtë 205 gjoba për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas MPB-së nga numri i përgjithshëm të sanksioneve, 11 makina kanë lëvizur me shpejtësi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërkohë që dy makina 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara.

Ndërkohë sipas raportit 97 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime , derisa 108 të tjerë jashtë vendbanimeve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota