Ahmed Januzi lojtari më i mirë i xhiros që shkoi
Futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Ahmed Januzi është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros që shkoi, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
"Ahmed Januzi, YLLI I JAVËS 
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, @bkt_kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 7-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti @ahmed.januzi i @kfdukagjini
Januzi, përveç golit të shënuar, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e tij t'i gëzohet fitores në përballje me FC Drita.
Kjo ishte fitorja e parë e FC Dukagjini në këtë edicion të #BKTSuperliga 2021/22.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës nga Klina e dorëzoi Liridona Palushaj, asistent speciaiste për shërbime të klientëve, në BKT, dega Prishtinë", ka njoftuar FFK.























