Filipçe: Nuk planifikojmë masa të reja restriktive
BKT
Rajoni dhe Bota

Filipçe: Nuk planifikojmë masa të reja restriktive

Për momentin nuk planifikojmë masa të reja restriktive, kështu deklaroi sot fillimisht ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, Venko Filipçe, përcjell Alsat.

Filipçe tha se situata me Covid-19 po përmirësohet dhe se nuk ka më mbingarkesë në spitale.

“Restrikcione në lidhje me masat për momentin…jo. Për shkak se kjo plato, nuk i mbingarkon spitalet, e kundërta, çdo ditë ka më pak pacientë. Për këtë edhe po mbyllen qendrat kovid. Tani për tani nuk planifikojmë masa të reja restriktive”, deklaroi mes tjerash Filipçe.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota