Rutte: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të zhbllokohen sa më shpejt
“Holanda shpreson se pas zgjedhjeve në Bullgari, do të ketë përparim në tejkalimin e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të zhbllokohen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”.
Këtë e tha sot kryeministri holandez, Mark Rutte, para fillimit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet në Brdo të Sllovenisë, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se do të duhet të pritet epilogu nga zgjedhjet në Bullgari.
“Nuk jam i lumtur me faktin që negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, akoma janë të bllokuara. Mendoj se duhet të zhbllokohen sa më shpejt të jetë e mundur. E dijmë dhe shpresojmë se kjo do të ndodh pas zgjedhjeve në Bullgari dhe do të tentojmë të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë”, tha Rutte.























