Zaev: Nëse ka rritje të çmimeve, intervenojmë me rezervat shtetërore
BKT
Rajoni dhe Bota

Zaev: Nëse ka rritje të çmimeve, intervenojmë me rezervat shtetërore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot deklaroi se shteti financiarisht është në gjendje të qëndrueshme dhe se autoritete janë të gatshme të intervenojnë në rast se vazhdon rritja e inflacionit në vend, shkruan Alsat.

 Zaev deklaroi se në rast se paraqitet nevoja, ekzekutivi do të aktivizojë edhe rezervat shtetërore.

 

“Ashtu siç njoftuan edhe disa ministra, Qeveria gjithashtu me rezervat shtetërore gjithmonë është e gatshme që të intervenojë, nëse shohim se ndonjë cikël tregon pikun, që do të kishte ndikim në ekonominë në përgjithësi, sidomos në produktet bazë. Këtu flas për, vajin, miellin, qumështin, vezët dhe gjithçka që bën pjesë në shportën familjare”, deklaroi Zaev.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota