Policia kroate dhunon emigrantët në kufi
Kroacia ka nisur hetimet për policinë e saj kufitare, e cila sistematikisht ka dhunuar emigrantë dhe azilkërkues në kufirin me Bosnje e Hercegovinë, duke shkelur të drejtat civile elementare.
Deklarata u bë pas publikimit të një videoje ku burra në uniformë dhe me kapuc në kokë, dhunonin grupe emigrantësh. Europa reagoi nëpërmjet fjalëve të komisioneres për çështjet sociale Ilva Johanson.
Ajo u shpreh se raportimet janë shokuese dhe shqetësuese, dhe duhen hetuar patjetër. Gjithsesi ajo shtoi, se këto sulme janë të planifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së, dhe madje ka prova për përdorim të papërshtatshëm të fondeve të Bashkimit Europian.
Filmimi është realizuar gjatë një hetimi 8 mujor të gazetarëve të ndryshëm europianë dhe një grupi jo fitimprurës. Sigurisht që kryeministri kroat Plenkovic reagoi zyrtarisht duke thënë se kufijtë duhen mbrojtur dhe duhet parandaluar emigracioni i paligjshëm. Ai shtoi se fatkeqësisht emigracioni shpesh drejtohen dhe organizohen nga trafikantë që shfrytëzojnë ata që lënë shtëpitë e tyre.
Europa është e shqetësuar për faktin se fondet europiane nuk mund të jepen për shtetet anëtare që lejojnë shkeljen e të drejtave të njeriut.
https://www.youtube.com/watch?v=KukyCJYGVMM&feature=emb_title























