Bastisje në Luboten të Shkupit, arrestohet një i dyshuar
BKT
Rajoni dhe Bota

Bastisje në Luboten të Shkupit, arrestohet një i dyshuar

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njofton se gjatë ditës së sotme, me urdhër paraprak të gjykatës është kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Luboten të Shkupit.

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

“Është privuar nga liria S.L. (30) nga fshati Luboten i Shkupit. Gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë “Zastava M70″ kalibër 7,65mm dhe 12 plumba”, shtojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se kundër tij do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 396 nga Kodi Penal.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota