Më shumë gola se ndeshje, statistikat e pabesueshme të Lewandowskit
BKT
Sport

Më shumë gola se ndeshje, statistikat e pabesueshme të Lewandowskit

“Topi i Artë’’ u rikthye dhe një herë pas një mungese 2 vjeçare duke vendosur emrat më të rëndësishëm të botës së futbollit përkrah njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme u bë publike dhe lista me 30 kandidatët për të fituar trofeun, ku përveç emrave të Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, ishte dhe emri i sulmuesit të Bayernit, Robert Lewwandowski.

Polaku mbylli një sezon fantastik në nivelin personal duke i cilësuar si sulmuesi më i mirë në botë për momentin. Lwvandowski shënoi 41 gola në 32 ndeshje me Bajernin në vitin 2021, ndërsa 9 gola në po kaq ndeshje me kombëtaren e tij Poloninë.

Më shumë gola se ndeshje për yllin polak që është pretendenti kryesorë për të fituar ‘’Topin e Artë’’ këtë sezon.

Statistika të pabesueshme këto nga Robert Lewandowski duke thyer çdo rekord e duke lënë prapa çdo kundërshtar.