Dardanët e rinj mundën nga Gjeorgjia
BKT
Sport

Dardanët e rinj mundën nga Gjeorgjia

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në udhëtim te Kombëtarja e Gjeorgjisë U19, e vlefshme për kualifikimet në “Euro 19”.

“Dardanët” e rinj janë mposhtur nga Gjeorgjia U19 me rezultat minimal 1 – 0.

Ishte Mamageshvili që realizoi golin e vetëm në takim pas asistimit të Geguchadze (53′).

Për Kosovën, kjo është humbja e dytë radhazi, ku ende nuk kanë shënuar asnjë gol.

Ndërkohë, Gjeorgjia renditët në pozitën e dytë me katër pikë.