130 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

130 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni të Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë Maqedoninë e Veriut, nga 1843 teste të kryera janë regjistruar 130 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 88 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 423 pacientë, përcjell Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 195.132 raste, prej të cilëve 181.619 janë shëruar, kurse 6.658 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 6658 raste aktive me virusin korona.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota