Mediat serbe shkruajnë se ambasadori i ri amerikan, i afërt me Escobar-in
BKT
Rajoni dhe Bota

Mediat serbe shkruajnë se ambasadori i ri amerikan, i afërt me Escobar-in

Burime jozyrtare të gazetës së përditshme serbe Danas thonë për këtë medium se mandati i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Beograd, Anthony Godfrey, mund të rishqyrtohet pa u përfunduar.

Sipas këtyre burimeve të gazetës serbe, dikush shumë i afërt me Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

Këto ndryshime në përfaqësuesit diplomatikë në Ballkan po interpretohen si një përpjekje nga administrata e Joe Biden për të forcuar praninë amerikane në rajon dhe të përfshihen më aktivisht në zgjidhjen e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, për të cilën Gabriel Escobar kohëve e fundit vizitoi Brukselin, ku të dy vendet po zhvillojnë dialog të sponsorizuar nga BE, përcjell AlbanianPost.

“Gjatë qëndrimit të tij në Ambasadën në Beograd, Escobar, sipas të brendshmëve, ishte më i shkathët në detyrat e tij diplomatike sesa vetë Godfrey dhe largimi i tij krijoi një nevojë për një diplomat të ri që do të jetë më i pranishëm në publik, dhe ndoshta më kritik ndaj autoritetet në Beograd”, shkruan Danas.

“Shkarkimi i Godfrey vjen si pjesë e një ndryshimi në pozitën e diplomatëve kryesorë të Ballkanit – pasi Escobar u emërua në një pozicion të mbajtur për vite nga Matthew Palmer, dhe Palmer mori një pozicion në BiH. Administra Biden në Shtëpinë e Bardhë dëshiron ti jep fund këtij procesi dhe për të emëruar ambasadorin në Beograd, me dikë që do të përfaqësojë më intensivisht interesat e Shteteve të Bashkuara”, thonë për Danas këto burime.

Godfrey njihet si një njeri që s’është shumë kritikues ndaj Beogradit dhe si dikush që nuk mirret shumë me kritika ndaj gjendjes demokratike, ose temat me peshë të mëdha politike.

Spekulimet tashmë janë përhapur nëpër mediat serbe se Godfrey mund të largohet shpejt nga Serbia, dhe ka spekulime se kush mund të marrë vendin e tij.

Ndër kandidatët kryesorë për atë pozitë, siç shkruan Portali Nova.rs, është Jess Bailey, i cili ishte ambasadori i SHBA në Shkup në vitin 2017, në kohën e skandalit të përgjimit të diplomatëve serbë, i cili përfundoi me tërheqjen e të gjithë stafit e ambasadës serbe.

“Deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi marrë konfirmim apo mohim të akuzave për ndërrime në krye diplomatike nga Ambasada e SHBA”, përfundon Danas.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota