​12 të vdekur dhe 412 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

​12 të vdekur dhe 412 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3.567 teste të kryera janë regjistruar 412 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 207 vetëm në Shkup. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 12 pacientë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 459 pacientë, përcjell Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 195.542 raste, prej të cilëve 182.078 janë shëruar, kurse 6.875 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 6.589 raste aktive me virusin korona.