RMV, nuk do të rritet çmimi i rrymës për amvisëritë deri në fund të vitit
BKT
Rajoni dhe Bota

RMV, nuk do të rritet çmimi i rrymës për amvisëritë deri në fund të vitit

Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të mbetet i njëjtë deri në fund të vitit, por sa do të paguhet pas janarit askush nuk mund ta parashikojë edhe pse ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, nuk pret një rritje të madhe të çmimit për amvisëritë dhe thotë se ata do të bëjnë gjithçka në dispozicion për të ruajtur çmimin aktual të prodhimit të “AD EMV”, e cila i plotëson nevojat e tregut rregullator, transmeton Telegrafi.

Bekteshi tha se situata po monitorohet nga afër dhe ne nuk presin goditje të mëdha të çmimeve në sektorin e amvisërisë.

“Çmimi aktual i prodhimit të energjisë elektrike të AD EMV është 36 euro për megavat dhe ne do të bëjmë përpjekje për ta mbajtur këtë çmim. Masat e duhura tashmë janë duke u marrë nga menaxhmenti i EMV-së për të rritur prodhimin në TEC Manastir dhe TEC Oslomej dhe jam i bindur se deri në fund të vitit kapacitetet e EMV në aspektin e prodhimit nga termocentralet do të dyfishohen”, tha Bekteshi.

Lidhur me importin e qymyrit për nevojat e të dy termocentraleve, ai tha se duhet të ndiqen të gjitha procedurat.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota