PSG mposhtë me vështirësi Angers
BKT
Sport

PSG mposhtë me vështirësi Angers

Skuadra e PSG ka mposhtur në shtëpi atë të Angers me rezultat minimal 2-1.

Skuadra parisiene u gjet në disavantazh në minutën e 36 pas golit të Fulginit, rezultat që përfundoi pjesa e parë, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, në pjesën e dytë, sulmuesi Mbappe ishte protagonist kryesor i cili së pari asistoi për Danilo Pereiran në minutën e 70 për të barazuar rezultatin, teksa në minutën e 86-të shënoi vetë nga penalltia për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.