16:38 / 17.10.2021
Talat Xhaferi fton qytetarët të dalin të votojnë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në numër të madh në zgjedhjet e sotme komunale.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në numër të madh në zgjedhjet e sotme komunale.
Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e votimit, Xhaferi ka thënë se procesi po shkon qetë dhe pa ndonjë problem.
“Mesazhi është që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës, të dalin në vendvotime dhe të zgjedhin në mes më të mirit që mendojnë sipas vendimit të tyre. Me rëndësi është që procesi është i qetë, pa kurrfarë problemi. Zakonisht zgjedhjet kanë rrjedhur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Xhaferi.























