Bilall Kasami: Vetëm duke votuar mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritur
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka ftuar qytetarët e Maqedonisë Veriore që të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme lokale.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka ftuar qytetarët e Maqedonisë Veriore që të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme lokale.
Pasi ka votuar në Tetovë, ai ka thënë se me votën e tyre sot qytetarët do të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në katër vjetët e ardhshme.
Kasami ka thënë se vetëm duke votuar mund të ndërtohet një e ardhme e ndritur.
Kasami: Sot është ditë feste për qytetarët
“Besoj është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Tetovës dhe Maqedonisë së Veriut, sepse kanë mundësinë e shenjtë, kanë mundësinë demokratike që të vendosin për të ardhmen e qytetit e tyre, për të ardhmen e komunave të tyre, kanë të drejtë të vendosin për atë se kush do të udhëheqë në emër të tyre për katër vjetët e ardhshëm. Thërras të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe gjithë banorët e Maqedonisë Veriore që në mënyrë demokratike sa më masovisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, sepse vetëm kështu ne mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritur e bashkërisht”, ka thënë Kasami.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore deri në orën 13:00 kanë votuar 237.476 apo 20.76 për qind të qytetarëve.























