08:16 / 18.10.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, më i ngrohtë, por me kushte për reshje lokale të shiut, transmeton Telegrafi.
Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 10 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 12 deri 21 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme paralajmërohet mot stabil me temperatura më të larta.























