487 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

487 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut, nga 3.491 teste të kryera janë regjistruar 487 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 230 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.487 pacientë, përcjell Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 20 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 198.156 raste, prej të cilëve 185.459 janë shëruar, kurse 6.998 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoni të Veriut, janë 5.699 raste aktive me virusin korona.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota