Gjukanovic: BP arenë e një lufte hibride kundër Evropës dhe Përendimit
Sharr Travel

Gjukanovic: BP arenë e një lufte hibride kundër Evropës dhe Përendimit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka paralajmëruar se një luftë “hibride” është duke u zhvilluar kundër Evropës dhe Perëndimit, këto deklarata Gjukanoviç i ka dhënë në konferencën e organizuar nga “Forum 2BS” të organizuar nga Aleanca Atlantike në Mal të Zi.

Gjukanoviç deklaroi se “jemi dëshmitarë të një lufte hibride kundër Perëndimit dhe Evropës, dhe Mali i Zi ka shpuar veshët e tij për disa vjet, duke paralajmëruar për këtë. Ballkani Perëndimor është një terren i përshtatshëm sepse Rusia mbështetet në ndjenjat pro-ruse këtu”.

Duke folur për ndërhyrjet e Serbisë dhe Rusisë në Mal të Zi, me qëllim të destabilizimit të situatës në Mal të Zi dhe rajon, Gjukanoviç deklaroi se Serbia dhe Rusia mbështesin njëra tjetrën në këto qëllime. Ai deklaroi gjithashtu se qeveria e Malit të Zi është jo funksionale dhe se ajo duhet të zëvendësohet. Ndërsa sipas tij e vetmja rrugë e sigurt për Malin e Zi është integrimi në Bashkimin Evropian.