Mbi 7000 viktima që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore
Sharr Travel

Mbi 7000 viktima që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore

Numri i viktimave që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit deri më sot në Maqedoninë Veriore ka kaluar mbi 7 mijë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3073 teste të kryera janë regjistruar 490 raste të reja.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 201 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 198.464 raste, prej të cilëve 185.660 janë shëruar, ndërsa 7.012 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në Maqedoninë Veriore janë 5.974 raste aktive.