61 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Serbi
Sharr Travel

61 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Serbi

Në Serbi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 61 persona si pasojë e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka kaluar shifrën 9500, sipas të dhënave statistikore serbe rreth virusit Covid-19, përcjell Klankosova.

Numri i pacientëve të rinj është 5733, ndërsa numri i të testuarve është 17354.

Nga 6724 të shtruar në spital, 289 pacientë janë me aparate respiratore.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi si pasojë e Covid-19, është 0.87 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Serbi, është 9.509, numri i të sëmurëve – 1.092.476 pacientë dhe 6.142.335 të testuar.