12:25 / 27.10.2021
RMV, nga fillimi janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga Covid-19
Dje në Maqedoni të Veriut janë raportuar 10 të vdekur nga Covid-19 dhe 511 raste të reja njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.
Nga 3.622 teste të coronavirusit në 24 orët e fundit, 14.11 për qind rezultuan pozitiv.
Në Maqedoni të Veriut, nga coronavirusi deri më tani kanë vdekur 7.072 persona, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 200.412 raste, ndërsa aktive janë 6191 raste.
Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 497 pacientë të tjerë janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 187.149.























