13:58 / 28.10.2021
RMV, Rritet numri i personave të vaksinuar me tre doza
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 5.532 qytetarë, 666 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, 1.050 janë rivaksinuar, kurse 3.816 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Numri i personave të vaksinuar shkon në 803.408 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 773.537 qytetarë, përcjell Alsat.
Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar gjithsej 24.021 qytetarë.























