17:46 / 28.10.2021
Tifozët e Al Sadd i bëjnë thirrje Xavit të mos largohet
Por, një gjë e tillë nuk po iu pëlqen tifozëve të Al Sadd, klub i cili udhëhiqet momentalisht nga Xavi dhe ka arritur suksese të shumta në drejtimin e tij.
Pas lajmeve të fundit se Xavi do të marrë drejtimin e Barcelonës, qindra tifozë të klubit nga Katari kanë nisur të bëjnë postime në të shumta në rrjete sociale duke i bërë thirrje spanjollit që të mos largohet.
“Xavi qëndro” është hashtagu që po përdoret nga tifozët e Al Sadd, e madje këto postime janë shpërndarë edhe nga vetë klubi në llogarinë e tyre në Instagram.























