Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me gjashtë deputetë të rinj
BKT
Rajoni dhe Bota

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me gjashtë deputetë të rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sot në seancë plenare duhet t’i verifikojë mandatet e deputetëve të rinj për shkak se disa deputetë të Kuvendit janë zgjedhur për kryetar komune në zgjedhjet lokale, transmeton Telegrafi.

Fituesit janë Kostadin Kostadinov nga LSDM i cili është zgjedhur kryetar i Strumicës, ndërsa në vendin e tij vjen Ljubica Spasova me numër rendor 12.

Timço Mucunski është kryetar i Komunës së Aerodromit dhe në vend të tij vjen Toni Jarevski nga OBRM-PDUKN i cili ishte në vendin e tetë të partisë në njësinë e parë zgjedhore.

Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM tani është kryetar i Butellit, ndërsa atë do ta zëvedndësojë Zoran Kocevski, ndërsa Ivan Jordanov nga e njëjta parti tashmë është kryetar i Shtipit, ndërsa në vendin e tij vjen Dragan Kovaçki.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kryetar u zgjodhën Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Kiril Pecakov nga OBRM-PDUKM.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota