22:45 / 05.11.2021
10 viktima dhe 606 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Në Maqedoninë Veriore gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 viktima nga COVID-19.
Ndërsa janë shënuar edhe 606 raste të reja të infektimit.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 320 të shëruar.























