08:50 / 11.11.2021
Sot votohet për mocionin e votëbesimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën do të diskutohet dhe duhet të votohet për votëbesimin e Qeverisë së Zoran Zaevit.
Interpelanca është dorëzuar nga partitë opozitare, së bashku me Lëvizjen Besa, ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve se është arritur shumicë për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, mbetet e paqartë se si do të rrjedh votimi.























