10:10 / 12.11.2021
Ministri Hoxha ende nuk e ka deponuar dorëheqjen?
Ishte një premtim i tij publik në një emision televiziv se nëse dështon iniciativa për rrëzimin e Qeverisë ai do të tërhiqet nga posti i tij ministror.
Por edhe pse sot dështoi dhe tashmë deputetët janë larguar nga ndërtesa e Kuvendit, Arjanit Hoxha që mban postin e ministrit të Bujqësisë ende nuk ka deklaruar dorëheqjen e tij.
Ishte më i zëshmi në rrëzimin e Qeverisë mirëpo është strukur dhe nuk i dëgjohet zëri askundi tash pas dështimit të kësaj iniciative.























