Masa të reja antiCovid në RMV, flet Filipçe
BKT
Rajoni dhe Bota

Masa të reja antiCovid në RMV, flet Filipçe

Deri më tani nuk ka rekomandime për masa të reja kufizuese, megjithëse ka rritje të rasteve të reja me Covid-19, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat.

Siç tha ai, masat aktuale janë të mjaftueshme dhe në përputhje me ato që janë në fuqi në vendet e tjera evropiane.

“Ne absolutisht mendojmë se këto janë mjaft, por duhet të respektohen. Të respektohet në ambientet e hotelierisë, në të gjitha vendet ku ka tubime. Masat janë të përmasave të mira, të barabarta me të gjitha vendet e zhvilluara evropiane. “Kjo është mënyra e vetme që të mund të funksionojmë normalisht dhe ne e përsërisim apelin – të rritet fushëveprimi i vaksinimit”, tha Filipçe.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota