22:04 / 17.11.2021
170 gjoba trafiku brenda 24 orëve në Maqedoni të Veriut
Gjatë ditës së djeshme (16.11.2021) Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka kryer një aksion të përforcuar në territorin e gjithë vendit, për sanksionimin e të gjitha makinave që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ku janë gjobitur 170 vozitës
Prej tyre 16 kanë lëvizur me shpejtësi më të lartë për 50 kilometra në orë, nga e lejuara. Ndërkohë 60 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 110 jashtë vendbanimeve.























