Policia me aksion për dënimin e shoferëve në Tetovë dhe Gostivar
BKT
Rajoni dhe Bota

Policia me aksion për dënimin e shoferëve në Tetovë dhe Gostivar

Siç njoftojnë nga policia e Maqedonisë së Veriut, sot nga ora 10:00 deri në ora 14:00 në rrethin e SPB Tetovë ka pasur aksion kontrollues për shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë, transmeton Telegrafi.

"Gjithsej ka pasur 62 kundërvajtje edhe atë 42 në Tetovë dhe 20 në Gostivar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tre nga kundërvajtjet kanë qenë me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 23 kanë qenë nga 50 deri 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Krahas kësaj, siç theksojnë nga policia, po ashtu janë dënuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe pesë kundërvatje të tjera.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota