Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Tetovë – Pirok
BKT
Rajoni dhe Bota

Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Tetovë – Pirok

Me datë 17.11.2021 në ora 16:40 në Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Pirok, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti “Opel”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga A. I. dhe një traktor “IMT 539”, me rimorkio pa targa, i drejtuar nga M.M, transmeton Telegrafi.

Në aksident drejtuesi i mjetit A.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i traktorit dhe bashkudhëtari i tij N.B. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipet e SPB-Tetovë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota