Greqi, numër i lartë rastesh me COVID-19 dhe vdekjesh
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqi, numër i lartë rastesh me COVID-19 dhe vdekjesh

Greqia konfirmoi 6,682 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 6 prej tyre të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 853,841 raste me COVID-19. Në 7 ditët e fundit, janë konfirmuar 2625 me raste të reja, ku 100 prej tyre lidhen me udhëtime nga jashtë.

Gjithashtu janë regjistruar 87 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e tyre në 17,012. Prej tyre, 95.3 përqind kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkisnin moshës 70 vjeç e lart.
Gjithsej 561 pacientë janë nën kujdesin intensiv në spitale.

Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç dhe 84.8 për qind kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose i përkisnin moshës 70 vjeç e lart. Nga totali, 466 (83,07 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 95 (16,93 për qind) janë plotësisht të vaksinuar./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota