09:29 / 22.11.2021
Rumen Radevit, fiton mandatin e dytë si president në Bullgari
Ai është bërë simbol i lëvizjes kundër korrupsionit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian. 58-vjeçari, një ish-pilot luftarak mori 63-65% të votave, sipas sondazheve të para.
Kundërshtarja e tij Anastasia Gertzhikov, e cila kishte mbështetjen e partisë konservatore “GERB” të ish-kryeministrit Bojko Borisov, fitoi 31-33% të votave. Votimi, i katërti në një vit në Bullgari, u zhvillua në mes të valës vdekjeprurëse të pandemisë Covid-19.
Më pak se 25% e 69 milionë njerëzve janë plotësisht të vaksinuar në Bullgari, vdekshmëria është ndër më të lartat në botë dhe sistemi shëndetësor po lëkundet.























