16:03 / 22.11.2021
Sulmi ndaj Payet, merr dënimin e parë serioz
Në mbledhjen e kësaj të hëne, komisioni disiplinor i LFP-së ka dhënë dënimin e parë ndaj Olimpik Lyon pas sulmit që i është bërë yllit të Marsej, Dmitri Payet.
Komisioni ka marrë vendim që stadiumi i Lionit të jetë me dyer të mbyllura për një kohë të pacaktuar. Sa i përket fatit të ndeshjes me Marsejin, vendimi përfundimtar do të merret më 8 dhjetor, , transmeton IO.
Ndeshja tjetër në shtëpi e Olympique Lyonnais kundër Stade de Reims, e planifikuar për të mërkurën më 1 dhjetor (21:00), do të luhet pa tifozë.
Deri më tani, policia franceze ka arrestuar katër persona për këtë rast.























