Vuçiq: Serbia është në rrugën evropiane, nuk i prishim lidhjet me Rusinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia është realisht në rrugën evropiane, por nuk do të prishë marrëdhëniet me Rusinë.
Në një intervistë për kanalin YouTube Sovovjev live, e cila u publikua e plotë sot, ai tha se subjekte të ndryshme politike nga Evropa ndajnë mësime dhe se dikur i kishin thënë se nuk duhet të flasë me kaq zë për sukseset e Serbisë.
Ai theksoi se Serbia është në rrugën evropiane, por se kurrë nuk do t'i prishë marrëdhëniet me Rusinë.
“Do ta vlerësojmë Putinin, do të kemi marrëdhënie të mira edhe me Kinën, ju pëlqen apo nuk doni, kjo është politika e Serbisë”, theksoi Vuçiq. Ai theksoi se Rusia nuk duhet të pajtohet me çdo qëndrim të tij, por se Moska gjithmonë ka treguar respekt për zgjedhjet e Serbisë dhe kjo është arsyeja pse Serbia e vlerëson shumë Presidentin Putin, shkruan B92, përcjell RTKlive.
“Kur kam insistuar në disa gjëra ku janë shfaqur disa dallime, ai edhe ka buzëqeshur, por ka treguar qëndrim korrekt, madhështinë e tij dhe sa e respekton lirinë e popullit tonë”, tha presidenti i Serbisë. Duke folur për kërcënimet me sanksione dhe ngrirje të pronës, Vuçiq theksoi se nuk kishte asgjë për të ngrirë nëse nuk kishte asnjë pronë, as një dollar apo euro jashtë vendit.
Më intereson vetëm ajo që është e rëndësishme për vendin tim, çfarë mund të bëj për vendin tim”, ka theksuar Vuçiq.
Intervista e Vuçiqit për “Soloviev live” është publikuar e plotë në prag të vizitës së presidentit Vuçiq në Rusi, e cila është caktuar për 24 dhe 25 nëntor dhe në pjesët e intervistës të publikuara më parë, presidenti serb ka folur për vizitën e ardhshme në Rusi dhe takimin me Presidentin Putin, duke përfshirë se çështja e gazit është vendimtare për Serbinë.























