17:27 / 23.11.2021
Familjarët e viktimave mund të hyjnë në Bullgari pa dokument për COVID-19
Të gjithë familjarët e afërt të viktimave të aksidentit të rëndë do të lejohen të hyjnë në Republikën e Bullgarisë, pavarësisht nëse kanë dokumente lidhur me masat për mbrojtje nga pandemia me Covid-19.
“Autoritetet kufitare bullgare kanë vendosur të ndryshojnë protokollin për hyrjen në Republikën e Bullgarisë për COVID-19”, tha Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit.
Kujtojmë se nga aksidenti i autobusit në Bullgari kanë humbur jetën 46 persona.
Sipas dyshimeve të para që janë raportuar në mediat bullgare, autobusit fillimisht i ka plasur goma e përparme.
Organet bullgare janë duke hetuar detajet e ngjarjes, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet edhe ndaj kompanisë së transportit./lajmi.net/























