Greqi, sërish rritje e rasteve të COVID-19
Greqia konfirmoi sot 8 100 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 10 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 894 555 infeksione.
Gjithashtu, janë regjistruar 91 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave nga pandemia në 17 517.
Gjithsej 597 pacientë janë në ventilatorë në spitale. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç dhe 80,7 për qind kanë një gjendje themelore dhe/ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Nga totali, 492 (82,41 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 105 (17,59 për qind) janë plotësisht të vaksinuar.
Që nga fillimi i pandemisë, 3 464 pacientë të tjerë janë shkarkuar nga kujdesi intensiv.
Gjithashtu, 409 pacientë COVID-19 janë shtruar në spital në 24 orët e fundit.
Mosha mesatare e rasteve të reja është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e të vdekurve është 78./atsh























