09:06 / 25.11.2021
Vuçiq takim në katër sy me Putin, temë Kosova
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka udhëtuar drejt Rusisë ku do të takohet me presidentin e këtij shteti, Vladimir Putin.
Ata siç njoftojnë mediat serbe do të zhvillojnë takim ballë për ballë e ku do të flasin edhe për Kosovën dhe zhvillimet në Ballkan, transmeton Klankosova.tv.
Vuçiq dhe Putin do të bisedojnë për partneritetin Moskë-Beograd, politikën, tregtinë, ekonomikë dhe sferat kulturore dhe humanitare.
Takimi mes tyre do të nisë në orën 13:00 dhe do të mbahet në qytetin e Soshi.























