RMV, shqiptohen 175 gjoba në trafik
BKT
Rajoni dhe Bota

RMV, shqiptohen 175 gjoba në trafik

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (24.11.2021) ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç ‘rast janë sanksionuar 175 vozitës.

Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Sipas MPB-së, 76 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 99 jashtë vendbanimeve.

Nga ky dikaster njoftojnë se aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota