08:58 / 26.11.2021
Testet e ADN-së do t’u dorëzohen sot autoriteteve bullgare të hetimit
Sot në mesditë duhet të përfundojë analiza e ADN-së e mostrave të marra nga familjet e viktimave në aksidentin e rëndë të autobusit në Bullgari, të cilat po kryhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.
“Prokuroria Publike pret që sot hetuesit nga Republika e Bullgarisë t’i marrin këto mostra dhe t’i bëjnë analizat”, deklaroi sot në mëngjes prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në lidhjen online për televizionin bullgar “Bulgaria on Air”, raporton Alsat-mk.
44 persona vdiqën nga aksidenti tragjik që ndodhi pak ditë më parë dhe tetë mbijetuan.























