Vaksinimi i administratës, qeveria e RMV-së i kerkon KSI-së analiza shtesë
Sharr Travel

Vaksinimi i administratës, qeveria e RMV-së i kerkon KSI-së analiza shtesë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nuk i miratoi propozim masat e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, të cilat detyrojnë administratën shtetërore dhe punonjësit shëndetësor të vaksinohen kundër Kovid19 ose në të kundërtën të bëjnë test PCR dy herë në javë.

Qeveria ka thënë se ka kërkuar nga KSI analiza shtesë dhe studime mbi masat e propozuara por dhe propozime për masa shtesë për stimulim për vaksinim.

“ Qeveria i obligoi të gjitha ministritë, ndërmarrjet publike dhe agjencitë shtetërorë, të bëjnë skrining, i cili do të tregojë përqindjen e personave të vaksinuar në vend dhe administratën publike si dhe t’i përcaktojnë mundësitë për stimulim më të madh për vaksinim. Qeveria i obligoi ministritë dhe shërbimet inspektoriale t’i angazhojnë gjitha kapacitetet dhe t’i përforcojnë kontrollet mbi zbatimit e të gjitha masave aktive kundër Kovid19, ne veçanti kontroll mbi certifikatat e vaksinimit, PCR testit dhe kalimit të sëmundjes”, thonë nga Qeveria.

Mikrobiologu Nikolla Panovski vendimin e Qeverisë e sheh si të arsyeshëm. Sipas tij përpara se të vendosen masa rigoroze, autoritetet duhet të organizojnë fushata më intensive ndërgjegjësimi.

“ Jam i habitur për të mirë nga Qeveria që nuk i pranoi propozim masat. Nuk ishin të përgatitur si duhet, kishte shumë paqartësi juridike se si ato do zbatohen dhe më vjen mirë që e ktheu në rishqyrtim edhe analizim me qëllim që të kenë efekt masat. 6:20 Por çfarë do të ndodhë kur do e shohin se sa të vaksinuar ka. Atëherë do t’i bie që të vaksinojnë diku rreth 50,000 njerëz dhe kjo nuk do e zgjidh problemin, shumë masa dragonike për 50.000 të vaksinuar. Kjo nuk do të ndryshojë diçka, do të rritet numri për 5%. Prandaj unë mendoj se duhet qasje tjetër. 2:48 duhej që deri tash, të kishte fushatë edukative. Të shpjegohet përse është i duhur vaksinimi, të ketë krahasime me vendet tjera, përmes grafikëve të shpjegohen vdekshmëritë, lufta kundër lajmeve të rrejshme etj”, deklaroi Nikolla Panovski, Profesor.

Propozim masat e KSI vijnë pasi një periudhë disa mujore, përqindja e të vaksinuarve stagnon. Deri tani janë vaksinuar 38% e popullatës vendore, ndërkaq për arritjen e imunitetit kolektiv e nevojshme është vaksinimi i 80-90% e gjithë popullatës vendore./Alsat.mk/