16:46 / 26.11.2021
Maqedoni e Veriut: 12 të vdekur dhe 434 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Kurse nga 3 mijë e 26 testime, janë regjistruar 434 raste të reja me virusin korona, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa raportohet se janë 8 mijë e 283 raste aktive dhe 421 persona ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës.
Në anën tjetër numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 214 mijë e 213 dhe numri i pacientëve të rikuperuar është 198 mijë e 419.