22:26 / 27.11.2021
Rexhbecaj shton flamurin e Kosovës në Instagram
Elvis Rexhbecaj ka vendosur flamurin e Kosovës në bio te faqja zyrtare e tij në Instagram.
Prej vitesh, Rexhbecaj ishte i lidhur me përfaqësimin e Kosovës, por nuk ka pasur asgjë konkrete.
Kosovari aktualisht është pjesë e skuadrës së Bundesligas, Bochume e cila ndodhet në pozitën e 12-të në tabelë.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi para disa ditëve ka thënë së Rexhbecaj është ndër lojtarët që mund t’i bashkohen Kosovës në vitet në vijim.
Nderkohë, këtë edicion Rexhbecaj është paraqitur në të gjitha 13 paraqitjet e sezonit në Bundesliga, duke luajtur 1,054 minuta në total dhe duke qenë ndër lojtarët kyç në skuadrën e Bochum.
Pozita natyrale e Rexhbecaj është mesfushor qëndror por që mund të luajë edhe më përpara.























