Një koalicion i gjerë do të shpëtojë Rumaninë nga kriza
BKT
Rajoni dhe Bota

Një koalicion i gjerë do të shpëtojë Rumaninë nga kriza

Të dy partitë më të mëdha në Rumani ranë dakord për formimin e një qeverie. Kështu kapërcehet kriza tremujore politike, e cila bllokon përpjekjet e vendit të vonojë pandeminë e Covid-19 dhe të vazhdojë reformat, transmetoi televizioni Digi24.

Marrëveshja parashikon “rotacion” të kryeministrave deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare në dhjetor 2024. Kryeministër i parë do të jetë kandidati i Partisë Nacional Liberale – gjenerali rezervist Nikollae Çuka. Pas 18 muajsh ai do të zëvendësohet nga lideri i socialdemokratëve Marçell Çollaku. Të dy forcat politike dhe Partia Hungareze ndanë 21 ministrive. Socialdemokratët marrin përsipër financat dhe shëndetësinë, ndërsa liberalët drejtësinë. Koalicioni do të ketë 2/3 nga vendet në parlament. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota