Arrestohen nëntë persona për krime lufte në BeH
Nën urdhrin e Prokurorit të Departamentit Special për Krime Lufte të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinë janë arrestuar nëntë persona në zonën e Bosanski Novi/Novi Grad dhe rrethinë.
Anëtarët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) kanë arrestuar nëntë persona të dyshuar për krime kundër njerëzimit sipas Kodit Penal të BeH-së, neni 172.
Personat nën hetim nga Prokuroria e BeH dyshohen se kanë kryer krime lufte në vitin 1992 si anëtarë të policisë ushtarake të Ushtrisë së Republika Srbska, kundër viktimave boshnjake dhe kroate në zonën e Bosanski Novi/Novi Grad, si dhe për vrasjen e disa personave, ndalimeve të paligjshme dhe krimeve mbi qindra njerëz në kampin e Zjarrfikësve.
Të dyshuarit pas hetimit penal do t’i kalojnë prokurorit ushtrues detyre, i cili do t’i ekzaminojë dhe më pas do të vendos për veprime të mëtutjeshme në rastin.























