08:12 / 01.12.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë i ftohtë, gjatë ditës do të ketë diell dhe vranësira, transmeton Telegrafi.
Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës perëndimore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -10 deri në -2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 4 deri në 11 gradë celsius.
Nesër moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperaturat të ulëta.























