Vashat e Anglisë i mposhtin 20:0 ato të Letonisë
Anglia ia ka shënuar plot 20 gola Letonisë në një ndeshje historike në kualifikime për Kupën e Botës të martën, duke e vendosur një rekord për fitoren më të madhe në një garë evropiane.
Luaneshat fituan 20:0 kundër letoneve në Stadiumin Keepmoat të martën, duke e arritur fitoren pestë nga pesë ndeshje kualifikuese.
Por mënyra sesi e arritën fitoren ato ishte e mahnitshme, pasi e shënuan një numër rekord të golave ndaj Letonie plotësisht të mposhtur.
Katër futbolliste të Anglisë shënuan het-trik në këtë takim. Beth Mead, Ellen White, Alessia Russo dhe Lauren Hemp.
White u bë golashënuesja më e mirë në historinë e Kombëtaren së vashave të Anglisë, me 48 gola në përgjithësi.
Në përgjithësi, Anglia i kishte 63 gjuajtje drejt portës, prej të cilave 30 brenda kornizës së saj, ndërkohë që pati 86% posedim të topit, raporton GE.
Anglia është lidere e grupit të vet kualifikuese me pikë maksimale.























